Zjarret/ Evakuohen banorët e 20 zonave në Greqi, autoritetet ndërhyrje nga ajri dhe toka për të stabilizuar situatën

Në Greqi prej javësh tashmë vijon beteja me zjarret.

Mediat Helene shkruajnë se ndërhyrjet po bëhen si nga toka dhe ajri në zonat e Gortynias dhe rrethinat e saj.

NOA

Shtatë helikopterë e aeroplanë zjarrfikës, 578 zjarrfikës dhe 181 automjete dhe dhjetëra forca po punojnë për shuarjen e zjarrit në këto zona.

Ndërkohë banorët u evakuuan pasditen e djeshme.

Zjarri në Gortynia ka shkaktuar dëme në shtëpi, arra dhe ferma, si dhe ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve në 21 zona. Ndërsa në Evia-n veriore zjarri është në kontroll, por nuk është shuar ende.