Zjarr në qendrën e ndërtuar për azilantë, ovacione nga antiemigrantët në Gjerman

475
Një ndërtesë e programuar si strehë për emigrantët në Gjermani u përfshi nga zjarri, gjë e cila është pritur me enzuziazëm dhe ovacione nga një grup personash të pranishëm në vendin e ngjarjes. Gjithçka ndodhi në qytetin e Baucernës, teksa flakët kanë dëmtuar thuajse të gjithë pjesën e çatisë së ndërtesës. Forcat e Policisë deklaruan së një pjesë e personave që ndodheshin aty tentuan të bllokonin punën e zjarrëfikësve, ç’ka vonoi edhe ndërhyrjen e tyre. Forcat e rendit gjithashtu theksuan se një pjesë e tyre ndiqte përshkallëzimin e flakëve me shenja të qarta entuziazmi. Dy persona nën efektin e alkoolit përfunduan nën pranga pasi nuk pranonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Kryetari i Landit të Saksonisë, Stanislav Tillish, i cilësoi këta individë si kriminelë. Fatmirësisht nuk pati të plagosur në kaosin e krijuar pas zjarrit që përfshiu ndërtesën që ishte planifikuar të shtrehonte rreth 300 klandestinë.
Vetëm pak ditë më parë një grup protestuesish në qytetin e Klaushnicit bllokoi rrugën, duke mos lejuar autbouzët me emigrantë të mbërrinin në destinacion. Madje, në kor ata këndonin sloganin e famshëm të protestave paqësore të vitit 1989 që rrëzuan murin e Berlinit, “We are the people”.
Në mënyrë paradoksale përgjegjësi i të gjitha ndërtesave strehuese të emigrantëve në Klaushnic është pjestar i partisë kundër emigrantëve “Alternativa për Gjermaninë”.
Sigal