Zhduket një shqiptare në Angli, mister vendndodhja

424
Një shtetase shqiptare është shpallur e zhdukur prej më shuam se tre javësh në Britaninë e Madhe. 41-vjeçarja Hike Lleshi është parë për herë të fundit më 23 gusht në Wigan, Greater Manchester. Ajo kishte në dorë një valixhe të madhe në ngjyrë të kuqe. Sipas të dhënave të policisë, Lleshi përshkruhet si një grua e gjatë 152 centimetra dhe me flokë të zinj. Policia ka vënë në dispozicion një numër telefoni për këdo që mund të ketë ndonjë informacion për shqiptaren.
Sigal