Zgjedhjet për president në SHBA, Jim Webb tërhiqet nga gara

442
Ish-senatori Jim Webb njoftoi tërheqjen nga gara e kandidatëve demokratë për president në SHBA. Webb e konfirmoi vendimin gjatë një konferencë shtypi në Uashington por la mundësinë e hapur për në garën si kandidat i pavarur.
Ish-senatori tha se për të marë një vendim përfundimtar do të bisedojë me disa njerëz të afërt.
Webb vazhdimisht e kishte kundërshtuar luftën në Irak por ka ide më konservatore për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që nuk përputhen me shumë votues demokratë.
Pas tërheqjes së tij, në kampin e demokratëve mbeten katër kandidatë: Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton që kryeson garën, senatori nga Vermonti Bernie Sanders, ish-guvernatori i Merilandit Martin O’Malley dhe ish-guvernatori i Rhode Island, Lincoln Chafee. 
Sigal