Zgjedhjet në SHBA, Ted Cruz fitues ndaj Donald Trumpin në Ajova

514
Senatori i Teksasit, Ted Cruz është shpallur fitues nga rradhët e republikanëve në shtetin e Ioëa-s duke grumbulluar afro 28% të votave.
Ai la pas rivalin e tij kryesor, Donald Trump, i cili arriti të bënte për vete 24% të elektoratit. Pas tyre u rradhit Marko Rubio me 23% e më pas Ben Carson me 9%.
Pas fitores së regjitruar, Cruz u shpreh mjaft i lumtur duke thënë se kjo ishte një fitore e ardhur nga konservatorët kurajozë.
Ndërkohë, numërimi ende nuk ka mbaruar në kampin demokrat ku një përballje e ashpër po zhvillohet midis Hilary Clinton dhe Berni Sanders. Kur janë numëruar afro 95% e votave, ish-Sekretarja e Shtetit gëzon një avantazh të lehtë ndaj Sanders.
Sigal