Zgjedhjet – Britania zgjedh nesër: May apo Corbyn?

494
Theresa May dhe Jeremy Corbyn po i rikthehen pikave kyçe në platformat e tyre, teksa ata vizitojnë vendin në përpjekjen e fundit për të siguruar vota për zgjedhjet e përgjithshme.

Në ditën e fundit të fushatës përpara se votuesit të shprehin vullnetin e tyre, kryeministrja ka premtuar se Brexit do të sjellë më shumë vende pune, shtëpi dhe lidhje më të mira të transportit.

Ndërkohë, Corbyn është ndalur tek kujdesi shëndetësor si pika më kryesore të premtimeve të tij. Ai është shprehur se Shërbimi Kombëtar për Shëndetin nuk mund të përballojë mungesën e fondeve, të stafit dhe privatizimin.

Çështja e sigurisë ka mbizotëruar fundin e kësaj fushate, ndërkohë që vendi është tronditur nga 2 sulme terroriste të njëpasnjëshme.

Laburisët kanë kritikuar vazhdimisht shkurtimet në rradhët e policisë, ndërkohë që kryeministrja konservatore May premton të ndryshojë ligjet për të drejtat e njeriut në rast se ato pengojnë kundërpërgjigjen ndaj terroristëve të dyshuar.

Sakaq, Partia e Gjelbër i kërkon britanikëve të votojnë “me zemrat e tyre”, ndërkohë që lideri i UKIP është shprehur se vetëm kjo parti mund ta ndalojë qeverinë të mos tërhiqet nga Brexit.
Sigal