Zgjedhje të parakohshme në Kosovë? Thaçi: Respektoj vullnetin politik

433
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se respekton vullnetin politik dhe Kushtetutën e vendit kur bëhet fjalë për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike, të çfarëdo partie qoftë, andaj ndiej obligim ligjor dhe politik që t’i ftojë vëzhguesit evropianë që të përgatiten për zgjedhjet lokale. Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme, unë respektoj Kushtetutën e vendit, derisa është në vullnetin e partive nëse duan zgjedhje të parakohshme”, pohoi Thaçi.

Thaçi në një prononcim për mediat ka thënë se nuk është detyrë e tij që të vlerësojë nëse koalicioni qeverisës po funksionon ose jo. “Sa i përket funksionalitetit të koalicionit qeverisës, janë partitë që e përbëjnë këtë koalicion ato që bëjnë vlerësimin e punës e jo unë si president i vendit”, nënvizoi presidenti i Kosovës.
Sigal