Zelensky bisedon me homologun lituanez: Presim rritje të mbështetjes nga vendet europiane

148
Sigal

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar ditën e hënë një bisedë telefonike me homologun e tij lituanez Gitanas Nauseda.

Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky shkruan se e ka informuar Nausedan për atë çfarë po ndodh në Ukrainë.

Ndërsa thekson se shpreson tek rritja e mbështetjes së vendeve europiane ndaj Ukrainës në këtë luftë.

“Vazhdim i dialogut me Presidentin 🇱🇹 @GitanasNauseda. I informuar për situatën në vijën e frontit, mbrojtjen heroike të Mariupolit. Faleminderit për mbështetjen e sigurisë.

Presim rritjen e tij brenda 🇪🇺. Ne duhet të rrisim çmimin e agresionit për Rusinë, për të forcuar sanksionet.”-shkruan Zelensky.