Zelenksy u dha vilën me qira rusëve? Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat italiane, ja misteri i pronës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë nga një skandal, teksa akuzohet se i ka dhënë me qira vilën e tij në Forte dei Marmi një çifti rus nga Londra në gusht.

Lajmi është publikuar nga mediat italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë e cila ndodhet në Itali, në në Versilia, pjesën verilindore të Toskanës.

Sigal

Gazeta italiane “Il Tireno” raporton se agjencia imobiliare përmes së cilës jepet me qira vila ka negociuar me turistë koreanë, të cilët synonin ta merrnin me qira për gjithë gushtin, me një çmim prej 50 deri në 70 mijë euro. Ajo marrëveshje me sa duket dështoi dhe u arrit një marrëveshje e re për t’i dhënë me qira pronën për të gjithë gushtin një çifti rus që jetonte në Londër. Ky skandal u shfaq pas thirrjeve publike të Zelenskyy-t drejtuar italianëve që të mos marrin me qira prona të paluajtshme për qytetarët rusë.

Megjithatë, Agjencia e pasurive të paluajtshme e përfshirë, i ka mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Nuk mund të shtoj asgjë më shumë për shkak të kushteve të kontratës dhe për të mbrojtur privatësinë e klientit, por ajo që u publikua është e pavërtetë. Ne e kemi të ndaluar për t’u dhënë me qira këtë pronë qytetarëve rusë apo ukrainas,” – tha agjenti.

Ndërsa Bruno Murzi, kryebashkiaku i Forte dei Marmi, ku ndodhet vila, nuk e dinte se Zelenskyy e kishte pronën.

“Para luftës e dinim vetëm se ishte pronë e huaj,” – tha ai.

Një lajm që ngjall bujë, pasi presidenti ukrainas muaj më parë kishte bërë një apel që të mos ofronte mikpritje në Itali për qytetarët dhe jahtet ruse.

Vila ndodhet në bregdetin e Versilias. Misteri është se kjo vilë nuk është banuar asnjëherë nga presidenti i Ukrainës, ndonëse është blerë me një shifër të lartë parash, plot 3.8 mln euro. Vila ka 15 dhoma ku gjashtë janë dhoma gjumi, një kopsht të madh dhe një pishinë. Vila ka një stil mjaft të veçantë dhe paraqet një arkitekturë moderne të frymëzuar nga shtëpitë e mëdha të vjetra të Fortes. Vila ndodhet në një nga lagjet më të frekuentuara nga qytetarët e pasur rusë.