Zelanda e Re zgjedh pamjen e flamurit të ri, ja si do jetë

487
Pas shpalljes së referendumit nga kryeministri i Zelandës së Re, John Key, disa muaj më parë për ndryshimin e flamurit, tani është bërë edhe përzgjedhja përfundimtare e flamurit të ri të këtij vendi. Nga 10 mijë dizajne të flamurit që kishin konkurruar, prej tyre ishin zgjedhur pesë prej ideve më të mira, nga të cilët është bërë përzgjedhja përfundimtare e flamurit, shkruan Reuters.

Rreth 1.5 milion votues kanë zgjedhur flamurin që përmban gjethin e fierit me sfond të kaltër dhe të zi, ndërsa pjesë e tyre janë edhe katër yje të kuq. Ky flamur në muajin mars do të përballet me flamurin aktual të Zelandës së Re. Dizajnin e këtij flamuri e ka bërë Kyle Lockwood , i cili është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje të tij. “Isha në shok. Rezultatin e pash kur po kthehesha nga puna për në shtëpi, isha pa fjalë”, është shprehur Lockwood.


Sigal