Zbuloi aferën seksuale mes familjarëve, 6 vjeçari vritet dhe varroset në kopsht

420
Një gjashtë vjeçar, trupi i të cilit u gjet i varrosur në kopshtin e të afërmve të tij në provincën Igadir në Turqi, ishte vrarë pasi dyshohet se ishte dëshmitar i një afere dashurie mes familjarëve të tij.
Trupi i Enes Tosun, i cili ishte i zhdukur që nga 29 qershori, u gjet më 4 korrik, nga detektivët dhe qentë e policisë.
Një e afërt femër e viktimës, e identifikuar si G.T, është e dyshuara kryesore në rast, pasi u kap nga policia në përpjekje për të ikur nga shtëpia e saj, kur u gjet trupi i vogëlushit në kopsht.
G.T., e cila është e martuar me axhën e djalit, raportohet se i ka thënë prokurorit se djali kishte hyrë në shtëpinë e saj kur ajo ishte në shtrat me një të afërt të burrit të saj.
Ajo tha se burri, i identifikuar si M.T, pastaj e kishte vrarë djalin që ai të mos i tregonte familjes atë çfarë kishte parë.
Sipas autopsisë, djali ishte përplasur me kokë për dyshemeje gjë që i kishte shkaktuar vdekjen.
Sigal