Zbulohet vera 6 mijë vjeçare në Itali

402
Studiuesit kanë gjetur mbetje të verës në një shpellë në Siçili. Vera është 6000 vjeçare dhe i përket mijëvjeçarit të katërt p.e.s. Një ekip kërkimor nga Universiteti i Floridës së Jugut ka zhvilluar teste në një qyp antik të gjetur në shpellë dhe u zbulua se përmbante gjurmë të verës.

Ky zbulim është i rëndësishëm, pasi janë gjetur mbetjet e verës më të hershme në të gjithë parahistorinë e Gadishullit Italian.

Qypi i madh përmbante acidin tartarik dhe kripën të natriumit që janë përbërës të rrushit dhe verës. Ena prej bakri është më shumë se 6000 vjeçare.

Vera më e vjetër në botë u zbulua në Armeni, sipas National Geographic, dhe ishte gjithashtu rreth 6000 vjeçare. Megjithatë ekspertët thonë se prodhimi i parë i verës në botë daton që nga koha neolitike deri në 10.000 vjet më parë.
Sigal