Zbulohet thesari 1600-vjeçar në Izrael

466
Në ujërat e Cesareas në Izrael është zbuluar një thesar i epokës romane që daton 1600 vjet më parë. Gjetja e këtij thesari është bërë e mundur falë dy zhytësve, që po studionin territorin nënujor, përpara Pashkëve hebraike. Pas pikasjes së thesarit dyshja ka lajmëruar autoritet dhe është bërë e mundur zbulimi i rënojave, që konsiderohen si ndër gjetjet më të rëndësishme të 30 viteve të fundit. Thesari përmban objekte bronzi të ruajtura shumë mirë, ndër të cilat një llampë ku shfaqet dhe imazhi i “Perëndisë Diell”, një statujë e “Perëndeshës Hënë”. Ndër të tjerat janë gjetur dhe thuajse 20 kilogramë monedha, që kanë mbi to imazhin e perandorëve Konstantin dhe Licinio, kundërshtari i tij për pushtet.
Sigal