Zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant, tragjedia i mori jetën legjendës së basketbollit, vajzës së tij dhe 7 personave të tjerë

209
Sigal

Rrëzimi i helikopterit të basketbollistit Kobe Bryant është shkaktuar për nga piloti Ara Zobayan, i cili vuante nga “çorientimi hapësinor”, që përcaktohet si pamundësia e një piloti për të interpretuar saktë qëndrimin, lartësinë ose shpejtësinë e avionit në lidhje me Tokën ose pikat e tjera të referencës.

Piloti e ngjiti helikopterin me shpejtësi në një lartësi të madhe për shkak të mjegullës, para se të humbte kontrollin e helikopterit dhë të binte në një kodër aty pranë.

Ky është përfundimi që arritën hetuesit pas muajve të tërë investigimi, duke zbardhur përfundimisht rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Në aksidentin tragjik humbën jetën 9 persona, mes të cilëve legjenda e basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij Gigi, trajneri i bejsbollit të Orange Coast College John Altobelli, gruaja e tij, Keri dhe vajza e tyre Alyssa; Christina Mauser, e cila ndihmonte Bryant të trajnonte ekipin e basketbollit të vajzës së tij; Sarah Chester dhe vajza e saj Payton.

Ata po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli për të rinjtë në Ventura County, kur u përballën me një mjegull të fortë prana zonës së Calabasas.

Piloti Zobayan kishte një përvojë  10 vjeçare në fluturim, ndërsa disa ditë pas aksidentit tragjik, bashkëshortja e Kobe Bryant fajësoi pilotin dhe kompaninë e helikopterëve.