Zbulohet plani i agresorit të Las Vegas-it, do sulmonte në festivalin ku ishte vajza e Obama-s

630
Zbulohen detaje të reja nga autori i masakrës së Las Vegas-it. Stephen Paddock, i cili i mori jetën 59 personave dhe la të plagosur gati 500 të tjerë, dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte dy muaj më parë në Festivalin e Lollapalooza në Çikago.
64-vjecari dy muaj më parë kishte rezervuar dy dhoma hoteli me pamje nga zona ku u mbajt festivali. Të dy dhomat e rezervuara të hotelit ishim me pamje nga turma e pjesëmarrësve në festival, e ngjashme me atë të masakrës së Las Vegasit.
Në mesin e më shumë se 400 mijë personave në Lollapalooza këtë vit ishte e pranishme edhe vajza e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Malia.
Sigal