Zbulohet fermë kanabisi nëntokësore, trafikanët kalonin në tunel të fshehtë

470
Sigal

Një tunel i fshehtë që të çon në një fermë kanabisi është zbuluar në një bazamentin e një teatri të  vjetër.

Tuneli 21 metra niste në tualetin e një shtëpie dhe vazhdonte poshtë një rrjeti dyqanesh që zëvendësuan teatrin në vitet ’60.

Detektivët besojnë se fabrika e paligjshme mund të jetë në funksion për rreth 1 dekadë.

Banda kriminale përdori kabllot nëntokësore për furnizimin me energji për të ngrohur bimët e kanabisit.

Policia gjeti tunelin pasi fqinjët njoftuan për një përpjekje për të hyrë me forcë në banesën në Deptford, jug-lindje të Londrës.

Kur shkuan, oficerët vunë re se dyshemeja e tualetit ishte e zbrazët.

Banda hapi tunelin poshtë tualetit të banesës në katin e parë duke hapur një derë sekrete të mbuluar me pllaka për të fshehur vendkalimin sekret.

Ata kishin gërmuar në mënyrë horizontale nën një vend parkimi privat automjetesh pas shtëpisë duke dalë në një bodrum të madh të braktisur.

Një bosht i dytë vertikal u ndërtua në parkingun e ,makinave për ventilimin si edhe si një rrugë e mundshme shpëtimi.

Policia beson se një prej anëtarëve të bandës ishte ndërtues i banesave për shkak të mënyrës së ndërtimit të tunelit.

Një biznesmen që jetonte në afërsi të banesës tha: “Të mendosh se kjo ka ndodhur pranë nesh për dhjetë vjet pa e vërejtur asnjë nga ne është e habitshme. U trondita.”

Image