‘Zbulimi i dekadës’, gjendet anija 400 vjeçare në det

463
Sigal

Arkeologët kanë gjetur një anije 400 vjeçare në brigjet e Portugalisë. Ky u kondiserua nga një specialist si “zbulimi i dekadës”.

Anija e mbytur u zbulua në Cascais, pranë kryeqytetit Lisbonë dhe mbante stemën e Portugalisë.

Ekipi i shkencëtarëve beson se anija po kthehej nga India kur u mbyt diku midis viteve 1575 dhe 1625.

Ngjarja ndodhi në kulmin e tregtisë së erëzave mes Portugalisë dhe Azisë.

E gjendur 12 metra nën sipërfaqe, rrënojat e anijes qëndronin të ruajtura mirë.

“Nga perspektiva e trashëgimisë, ky është zbulimi i dekadës,”-tha drejtori i projektit, Jorge Freire, duke e quajtur atë “gjetjen më të rëndësishme të të gjitha kohërave” për vendin.

Kryebashkiaku Carlos Carreiras tha për Guardian ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që do të përforcojë identitetin kolektiv dhe vlerat e përbashkëta të tyre.

Gjetja është pjesë e një projekti arkeologjik dhjetëvjeçar i mbështetur nga qyteti i Cascais, qeveria dhe marina e Portugalisë dhe Universiteti Nova në Lisbonë.