Zaev pret mbështetjen e opozitës për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

557
Një ditë para se të fillojë raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit në Athinë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar sot në Ohër se janë bërë hapa të mëdha. Ai shpreson që edhe për atë që ka mbetur në fund, dhe që është shumë serioze dhe e rëndësishme, do të gjendet zgjidhje e cila do të respekton dinjitetin e të dyja vendeve dhe identitetin e qytetarëve.
Gjithashtu Zaev ka theksuar se Qeveria mbetet në mënyrë maksimale e përkushtuar për këtë proces, si subjekt më përgjegjës, por pret edhe mbështetje nga opozita.
Sigal