VV: “Do të vazhdojmë me këto veprime deri në deputetin e fundit”

419
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi e ka cilësuar një mbledhje të paligjshme atë çka ndodhi dje në Parlamentin e Kosovës .
Sipas tij arrestimet e deputetëve janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë me këto veprime deri në deputetin e fundit”, tha Çaushi.
Ndërkohë deputetja e VV, Shqipe Pantina deklaroi që kryeministri Mustafa po dëshiron të gllabërojë çdo bord të pavarur.
Pantina thekson se ekipi që po e këshillon Isa Mustafën për borde jo ligjore, është po i njëjti ekip që e ka këshilluar për marrëveshjet me Serbinë.
Sa i takon fjalimit të Presidentes, Pantina tha se ajo nuk e ka treguar veten. “Nuk kemi marrë asnjë vendim se si do veprojmë të enjten por ne do të protestojmë edhe karshi veprimeve të saj”.
Driton Çaushi kërkoi që të lirohen sa më parë deputetët dhe aktivistët e opozitës.
Sigal