Vuçiç: Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës

602
Sigal

“Serbinë e pret katastrofa rreth Kosovës”. Kështu deklaroi presidenti Aleksandër Vuçiç.
Gazeta “Danas” shkruan se mesazhi i Vuçiç se “fuqitë e mëdha nuk e njohin, përkatësisht nuk e kanë ndër mend ta respektojnë Rezolutën 1244 dhe kjo do të thotë se kemi shumë pak mundësi të bëjmë diçka”, i është dedikuar opinionit të brendshëm dhe atij në Perëndim para fazës së re të negociatave me Kosovën.

“Në kohë të fundit Vuçç po e përgatit opinionin në Serbi se është e mundshme katastrofa e plotë lidhur me Kosovën dhe se në këtë rast është i mundshëm edhe një pozicionim i ri gjeopolitik i Serbisë, pra kthim më i madh drejt Rusisë”, kanë thënë burime të kësaj gazete nga Beogradi.

Sipas tyre, Vuçiç edhe më tej shpreson në koncesione nga Perëndimi, përkatësisht se Perëndimi, përfshirë SHBA-në e BE-në, do të vlerësojnë se për shkak të paqes e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, Serbia të mos shtyhet në përqafim edhe më të madh drejt Rusisë.