Vuçiç: Serbia nuk përzihet në çështjen e emrit të Maqedonisë, respektojmë vendimet

472
Sigal

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia mbështet çdo marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë. Ai ka theksuar se Serbia respekton qëndrimet e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe të kryeministrit Zoran Zaev.

“(Çështja e emrit) është një çështje e brendshme e dy vendeve dhe ne nuk përzihemi”, deklaroi Vuçiç.

“Ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve dhe duam që kjo çështje të zgjidhet qetësisht”, theksoi ai.