Vuçiç mban fjalën, jep 430 mijë euro për shqiptarët e Luginës

261

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë vizitës së homologut të tij shqiptar në Beograd, se do të ndihmonte shqiptarët e Luginës së Preshevës. 10 ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, qeveria e Serbisë ka lëvruar një fond prej 51 milion dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompani në tri komuna shqiptare.
 
Mediat serbe njoftojnë se në Bujanoc po qëndron kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë serbe për Luginën, Zoran Stankoviç, për të diskutuar zhvillimin për punësim dhe mbi nevojat e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme në Luginën e Preshevës.

“Ne që të vazhdojnë bisedimet me liderët shqiptarë, duke pasur parasysh se bisedimet janë ndërprerë (nëntorin e kaluar), nga ana e tyre,” tha Stankoviç.  Ai theksoi se të gjitha problemet e tyre do të zgjidhen me dialog, dhe se qeveria serbe është e angazhuar të respektojë të drejtat e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve që janë në Serbi.
 
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Preshevë tha se Tirana e mbështet dialogun e shqiptarëve të Luginës me qeverinë në Beograd, sidomos kur është fjala për zgjidhjen e problemeve jetike kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe të arsimit.