Vuçiç flet sërish për Kosovën anëtare të OKB-së, përmend vetëm një kusht

640
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, ka folur sërish për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Kosova nuk mundet të hyjë në OKB, pa u kënaqur edhe Serbia me diçka, e kjo, sipas tij, do të thotë që Serbia të mos e njohë Kosovën.
“Ne nuk mund të kënaqemi nëse na kërkohet njohja e Kosovës”, ka thënë Vuçiç. “Nuk ka tekst final të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka karrige të Kosovës në OKB, pa vendim të Serbisë”, ka shtuar Vuçiç.
Ai ka theksuar se ka ardhur koha për zgjidhjen e problemit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Sigal