Vritet me armë zjarri politikani serb në Kosovë

522
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanovic, është vrarë mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanovic është në dërguar në sallën operative të spitalit në Mitrovicë, ndërsa pas ndërhyrjes ka ndërruar jetë. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanovic.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.
Sigal