Vriten 11 adoleshentë në Meksikë, masakra gjatë një feste të rinjsh

542
11 adoleshentë janë qëlluar për vdekje gjatë një feste ditëlindjeje në El Cundancito, në Guerrero të Meksikës. Sipas mediave lokale, disa persona kanë hapur zjarr në festën e të rinjve, duke shkaktuar 11 viktima.
Momentalisht nuk ka ende asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, por autoritetet dyshojnë se masakra është kryer pas një sherri mes dy grupeve që ishin të ftuar në ditëlindje.
Ngjarja ka ndodhur në një ndër zonat më të varfra të Meksikës, ku vjedhjet, rrëmbimet dhe vrasjet kanë pothuajse të përditshme.
Sigal