Vrau djalin e madh me thikë / Flet babai për ngjarjen tragjike

282
Sigal

Një familje shqiptare në ishullin Kretë të Greqisë, po i kalon përmes tragjedisë festat e fundvitit. Babai dhe i biri vranë djalin tjetër më thikë pas një sherri banal. Sipas mediave greke, 55-vjeçari shqiptar dhe i biri 24-vjeçar qëlluan më thikë vëllanë 26-vjeçar, për shkak se ky i fundit nuk dëshironte të ndryshonte muzikën, ndërsa vëllai tjetër që kishte marrë partneren në shtëpi preferonte një këngë tjetër.

Por, 26-vjeçari reagoi ashpër dhe u largua nga shtëpia, ndërsa i vogli e ndoqi dhe shkëmbyen goditje dhe më pas e mbajti ndërkohë që 55-vjeçari po e godiste me thikë.

Fillimisht familja u përpoq të fshihte krimin, duke mos treguar në spital se çfarë ka ndodhur, por djali i madh ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital prej shtatë plagëve të marra duke bërë që policia të pyesë familjarët, të cilët më pas zbuluan të vërtetën.

Por, ditën e sotme babë e bir janë paraqitur në gjykatë dhe 55-vjeçari është shprehur se: Isha në mbrojtje