Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, pranga autorëve

453
Sigal

Më 20 maj të këtij viti, trupi i pajetë i një personi doli në një kanal në Lievegem të Belgjikës. Policia tha se trupi i pajetë ishte i një shqiptari 40-vjeçar.

Policia nuk dha shumë detaje për ngjarjen e rëndë, por tha se trupi ishte mbështjellë me plastikë dhe ishte hedhur në kanal, ku u gjet nga një çiklist.

Autopsia zbuloi se trupi kishte plagë nga armë zjarri.

Pas disa muajsh hetimesh, policia belge thotë se ka arrestuar dy të dyshuarit për ngjarjen. Edhe ata janë shqiptarë. Njëri është arrestuar në Belgjikë, tjetri në Francë.

Policia thotë se gjurmët e krimit e kanë çuar në një godinë që shërbente edhe si plantacion kanabisi.

Të arrestuarit janë një 29-vjeçar dhe një 37-vjeçar.

Emrat e tyre nuk jepen. Hetimi vazhdon.