Vodhën 85 banesa në Itali, arrestohen 9 shqiptarë dhe 1 italian

423
Operacioni i Policisë italiane të qytetit të Gjenovë, i koduar “Bugs Bunny” çoi në arrestimin e 10 personave anëtarë të një bande kriminale shqiptare e specializuar ne vjedhje banesash, dyqanesh e banka. Prej shtatorit 2014 deri me prill të 2015 kanë kryer mbi 85 vjedhje në provincën e Gjenovë e në Piemonte. Mes të arrestuarve është dhe një ish-marshall italian në pension i fejuar me një femër, anëtare e bandë. Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin për 14 persona. Gjatë ditë së sotme u arrestuan 10 prej tyre, 9 prej të cilëve janë shqiptarë.
Sigal