Vladimir Putin rizgjidhet President i Rusisë për të katërtën herë

579
Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin nuk di të ndalet. Ai fitoi mandatin e katërt gjashtë vjeçar. Vladimir Putin kandidonte përballë shtatë kandidatëve të tjerë. Mes rivalëve të Putinit përfshihet milioneri komunist, Pavël Grudinin, ish-drejtuesja e një “reality show”, Ksenia Sobchak, si dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky. Me këtë rezultat duket se nuk do të jetë nevoja e një balotazhi, pasi Putin, të paktën sipas exit poll-eve, sepse fitoi mbi 70 për qind të votave. Ndërsa udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi në fuqi. Zgjedhjet në Rusi përkojnë me përvjetorin e katërt të marrëveshjes së nënshkruar nga Putin, ku Krimea deklarohej zyrtarisht si pjesë e Rusisë. Videot e publikuara së fundmi në mediat botërore kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin. Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurt për në mandatin e katërt në Kremlin.
Sigal