Vladimir Putin: Ja pse e meriton Blater çmimin Nobel për Paqen

555
Sigal
“Blater është një person për t’u admiruar, ka bërë shumë për futbollin dhe meriton çmimin Nobel për paqen për punën që ka bërë: kontributi i tij në sferën humanitare ka qenë kolosal”. Kështu e ka vlerësuar presidenti rus, Vladimir Putin, presidentin e pezulluar të FIFA-s, Sep Blater, në konferencën për shtyp të fundvitit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Putin njihet si një mbështetës i zviceranit edhe në kohën kur ai ishte në qendër të akuzave për korrupsion në FIFA, paçka se presidenti rus ka dënuar rastet e korrupsionit në futboll, shkruajnë mediat.

Deklaratat e Putinit vijnë një ditë para se të merret vendimi nga gjykata për një aferë korruptive mes Blaterit dhe Platinisë (president i pezulluar i UEFA-s).
Të dy janë në pritje të vendimit për shpërblimin e 2 milionë dollarëve që Platini mori në vitin 2011 për punën e tij në FIFA midis 1998 dhe 2002.
NOA