Vladimir Bizhga/ Shpërbërja e Irakut, militantët islamikë zotohen për të kapur kryeqytetin

495
Sigal

Iraku është duke u shpërbërë. Fundamentalistët islamikë të udhëhequr nga Isis Abu Bakr al-Baghdadi, kanë hapur fronte të reja në betejën e tyre për të krijuar një shtet islamik në Irak dhe Levant, shpallur më 9 prill 2013 në të gjithë Irakun dhe gjysmën e Sirisë. Ata kanë nisur sulme në qytete, të cilat më parë kanë qenë nën kontrollin e qeverisë së Bagdadit. Bagdadi përgatitet për më të keqen, militantët islamikë zotohen për të kapur kryeqytetin. Futja e vëlla vrasjes midis popullit iraken është një tragjedi akoma më e madhe. Ngritja në sistem politik e fesë dhe përçarja midis shiitve dhe sunitve, po sjell terror dhe viktima pa masë..Pas pushtimit të Mosulit u sulmua Tikriti, kurse në veri, kurdët me milicinë e tyre Peshmerga sulmuan në territoret e zonave me naftë… Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se, Irani do të veprojë për të luftuar “dhunën dhe terrorizmin” e Isisit “dhe duket se ndërhyrja e jashtme ka shumë të ngjarë të vijnë nga Irani se nga SHBA, të cilët sipas analistëve do operojnë ushtarakisht me sulme ajrore. Irani shiit është vënë në alarm për ndjekjet dhe terrorin mbi shiitët në Siri dhe Irak. Gazeta “Vvall Street Journal”, referuar burimeve në strukturën e sigurimit të shtetit të Iranit, njofton se, një prej batalioneve të Gardës, elitë Revolucionare Islamike të Iranit, është tashmë duke luftuar kundër radikalëve dhe luajti një rol të madh në çlirimin e më shumë se gjysmës së qytetit të Tikrit. Batalionet e reja iraniane do të mbrojnë kryeqytetin e Irakut, Bagdadin dhe dy qytetet shiite të Naxhafit dhe të Qerbelasë. Tërheqja e forcave ushtarake amerikane nga Iraku ka filluar në qershor 2009 dhe përfundoi deri në dhjetor 2011, duke sjellë fundin e luftës në Irak. Aktualisht, duke përfituar nga rrëmuja, duart i ka futur dhe Arabia Saudite me sunitët e Irakut, duke krijuar anarki dhe mjerim për popullin irakian dhe sirian. Kurdët janë duke përfituar nga rrëmujë e qeverisë në Bagdad, për të kapur territoret përgjatë vijës që i ndan, me zonën sunite. Kurdët irakenë kanë avancuar më tej në drejtim të krijimit të një shteti të pavarur, për të cilin ata kanë investuar shumë. Vendet fqinje si, Turqia, Irani, Arabia Saudite, Jordania, janë në gjendje alarmi, frika e transportimit të lëvizjes xhihadiste ekstremiste, në vendet e tyre i ka bërë të marrin masa të menjëhershme. Në këtë kuadër edhe ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj ngjarjeve që po ndodhin në Irak. Ne duhet të jemi sy zgjuar ndaj veprimtarisë anti-kushtetuese dhe ekstremiste të kujtdo, ne duhet të forcojmë unitetin kombëtar të popullit tonë dhe t’i lëmë shfaqet banale në parlament dhe të paraqesin para kombit strategjinë e ardhmërisë, së punës dhe ringritjes së Shqipërisë.