Vizita e Thaçit, BE: Beogradi të respektojë marrëveshjen

454
Bashkimi Evropian pret të respektohen procedurat e parashikuara në marrëveshjen e Brukselit, nëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Beogradin.
“Gjatë dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, palët janë marrë vesh që të ketë edhe vizita të zyrtarëve serbë dhe atyre të Kosovës, e cila parashihet që të zgjidhet nëpërmjet oficerëve të ndërlidhjes”, ka thënë në takimin e rregullt me gazetarët, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç.
Ajo ka deklaruar se, në BE duhet të presin që këto procedura të respektohen edhe në këtë rast konkret. Në Brusel dje kanë thënë se BE-ja nuk është iniciator as organizator i këtij takimi. Takimi organizohet nga datat 23 deri më 25 prill në Beograd, nga një organizatë jo qeveritare “Këshilli rinor për arsim”.
Ndërkohë, Prokurori për krime lufte Vlladimir Vukçeviç ka thënë se urdhër arresti për Thaçin në Serbi është ende në fuqi në bazë të së cilit ai mund të arrestohet nëse shkon në Beograd. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.
Sigal