Virusi që kyç kompjuterin. Në këto momente, i gjithë globi është i sulmuar

680
Një fushatë masive virusesh që shfrytëzohen për të vënë gjobë duket se kanë infektuar një numër organizatash përreth botës.
Pamje të një programi të mirënjohur që kyç kompjuterat dhe kërkon pagesë me Bitcoin janë përhapur në internet nga palë që pretendojnë të jenë infektuar.
Ka patur raportime për infeksione në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kinë, Rusi, Spanjë, Itali, Vietnam, Taivan dhe të tjerë.
Studiuesit e sigurisë kibernetike po i lidhin këta incidente.
Njëri prej tyre shkruajti në Tuiter se ka dalluar 36 mijë raste të virusit të quajtur ëannaCry si dhe variante të këtij emri.
“Kjo është shumë e madhe”, tha ai.
Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britani u godit gjithashtu sot nga i njëjti virus.
Një numër kompanish spanjolle ishin gjithashtu viktima.
Gjigandi telefonik Telefonica tha në një deklaratë se ishte në dijeni për një “incident sigurie kibernetike”, por se klientët dhe shërbimet nuk ishin prekur.
Kompania energjetike Iberdola dhe kompania e gazit natyror u prekën gjithashtu nga ky shpërthim virusesh.
Stafit të kompanive iu kërkua që të fikin kompjuterat.
Në Itali, një përdorues hodhi në internet fotografi të një laboratori kompjuterësh në një universitet, të gjithë të prekur dhe kyçur nga i njëjti program.
Ndërkohë, kuletat e Bitcoineve të lidhura me virusin, u raportua se po mbushen me para. “Ky është një sulm i madh kibernetik, që ka prekur organizata në Europë, në një shkallë që unë nuk e kam parë kurrë më parë”, tha arkitekti i sigurisë, Kevin Beaumont.
Sipas kompanisë së sigurisë Check Point, versioni i virusit që u shfaq sot është variant i ri.
“Sidoqoftë po përhapet shumë shpejt”, tha Aatish Pattni, kreu i parandalimit të rreziqeve në Europën veriore.
Disa ekspertë që po monitorojnë situatën i kanë lidhur infeksionet me vulnerabilitetet e nxjerra nga një grup i njohur si The Shadoë Brokers, që kohët e fundit pretendoi se ka nxjerrë mjete të vjedhjes së të dhënave që janë marrë nga NSA.
Në muajin mars Microsoft hodhi një përditësim që e zgjidhte problemin, por shumë sisteme mund të mos jenë përditësuar.
Disa studiues kompjuterikë thonë se infeksionet duket se po përhapen nga një “worm” – program që përhapet vetë mes kompjuterave.
Sigal