Violeta Mirakaj/ Politika është mjeti për marrëveshje qytetare për qytetarët

508
Të shtunën e 13 Qershorit, me qindra qytetarë amerikanë janë nisur drejt Roosevelt Island në New York City. Midis qytetarëve të ndryshëm, dallohet si gjithmonë me energjinë e saj të pashtershme, plot gjallëri themeluesja dhe Kryetarja e Organizatës së Gruas Shqiptare “ Shpresë & Paqe” (Hope & Peace), Znj Mimoza Dajçi së bashku me disa anëtarë të kësaj organizate. Në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e të drejtave të grave shqiptare dhe amerikane duke kërkuar barazi gjinore, mundësi ekonomike, edukim, tolerancë fetare etj…Atmosfera në Roosevelt Island, ishte shumë emocionuese, kudo një rregull, muzikë dhe atmosferë paqeje, të gjithë mbanim flamuj të vegjël amerikanë dhe nën tingujt të muzikës dhe në veçanti të Hymnit të Flamurit Amerikan…prisnin të shfaqej në podium Znj. Hillary Rodham Clinton. Znj. Klinton me lirshmërinë dhe zhdërvjelltësinë e saj karakteristike përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe mbajti mitingun e saj të parë të fushatës. 
Ligjërata e saj mbarte me vete sigurinë, thjeshtësinë dhe mendimet e qarta, me natyrën e saj të qeshur dhe duke pushuar nga koha në kohë për të absorbuar duartrokitjet nga turma. Takimin e saj të parë e vlerësuan pothuajse 5000 pjesëmarrës. Ajo kërkoi që të sigurojë një arsyetim për kandidaturën e saj, duke theksuar se po kandidon për të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë të rrëzuar, por nuk pranojnë të rrëzohen përsëri. Kandidimi i saj ka të bëjë jo vetëm për disa amerikanë, por për të gjithë popullin amerikan. Zotimet për t’i dhënë popullit një ujdi me të drejtë mbi një sërë çështjesh duke përfshirë taksat, votimi i kryer dhe emigracioni i menaxhimit etj…Zonja Hillary tha midis të tjerash : “Unë nuk mund të jem kandidati më i ri në këtë garë, por unë do të jem presidentja e re grua në historinë e Shteteve të Bashkuara” .
Në prononcimin e saj për këtë eveniment të rëndësishëm të SHBA , Znj. Mimoza Dajçi tha: “Në mbështetje të kandidates , për të qenë presidentja e parë në SHBA, edhe organizata e gruas “Shpresë & Paqe” do të japë kontributin e saj, pasi tashmë kemi një përvojë nga vitet e kaluara; si raportet e mira me shtypin shqiptaro- amerikan, Federatën Universale për Paqen UFP, Qendrën për Drejtësi Familjare,si dhe lidhjet me personalitete të shquar, si Senatoret Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, Assamblyman Z.Mark Gjonaj, avokatin Stive Kaufman, Organiztat e ndryshme shqiptaro- amerikane si ajo “Vatra “ etj. Në mbyllje të këtij aktiviteti politik krahas përkrahësve të saj, të binte në sy, jashtë vendit ku u zhvillua fushata e parë për garën presidenciale dhe grupi i opozitës, të cilët dalloheshin me format paqësore për kundërshtimin e saj….shpërndanin syze dielli me ngjyra, ku në një krah ishte shkruar : -Stophillary. E gjithë kjo të jep vetëm paqe dhe qetësi… dhe tregon se në vende ku ka Demokraci të vërtetë, fushatat transmetojnë vetëm kulturë dhe drejtësi. Nga ky vend i madh demokratik, duhet të mësojnë të gjitha ato vende, të gjithë ata politikanë që akoma nuk e kanë instaluar një demokraci të vërtetë në vendet e tyre se :”Politika është mjeti për marrëveshje qytetare për qytetarët” është shprehur Aristoteli i madh
Sigal