Viktimat në Greqi, konfirmohet vdekja e tre shqiptarëve në Mati

564
Sigal

Thellohet bilanci tragjik si pasojë e zjarreve në rajonin e Atikës në Athinë ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 50 persona, mbi 170 të plagosur dhe mbi 1 mijë banesa janë shkrumbuar.

Raportohet nga Greqia se në mesin e viktimave janë edhe tre shqiptarë në Mati të cilët punonin në një restorant, i cili u shkrumbua nga zjarri. Në restorant punonte edhe një shqiptar tjetër, por ai fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.

Gjithashtu mësohet se janë edhe dy fëmijë shqiptarë që kanë humbur jetën, por ende nuk ka konfirmim zyrtar. Nga zjarret janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, shkruan BW.

Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Në makinat e shkrumbuara janë gjetur edhe nëna me fëmijë të përqafuar.

Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca kanë dërguar avionë për neutralizimin e flakëve.