Viktima si pasojë e stuhive të fuqishme në Izrael

420
Sigal

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme në Izrael.

Sipas policisë, në pjesën veriore të vendit u gjet trupi i një adoleshenti, një ditë pasi rezultonte i zhdukur.

I riu humbi jetën si pasojë e rënies në lum nga era e fuqishme.

E njejta gjë ndodhi dhe me një 27-vjeçar i cili u mbyt.

Reshjet e shiut në pjesën veriore të Izraelit janë më të dendurat që nga fillimi i regjistrimit të tyre.

Sipas raportimeve të medieve, niveli i ujit në detin e Galilesë është rritur me 9 centimetra.

Në malin Hermon ra rreth 50 centimetra dëborë, si dhe u mbyll zona e skive për vizitorët.