Vijon shkrirja e akujve në Antarktidë, pamjet bëjnë xhiron e botës

498
Sigal

Fakti që 2019 është shpallur si viti më i ngrohtë ndonjëherë ngrejmë  më shumë shqetësimet për pasojat e ndryshimeve klimaterike. Në Antarktidë akujt vijojnë të shkrihen dhe pamjet po bëjnë xhiron e botës

Malet e akullta në Antarktidë vijojnë të shkrihen si pasojë e temperaturave të pazakonshme. Pranë stacionit shkencor Esperanca, temperatura shënnon 18.3 gradë, një rekord i vërtetë sipas institutit metereologjik, të paktën që nga viti 1961. Rekordi i mëparshëm ishte ai i muajit mars në vitin 2015 me 17.5 gradë.

Dhe në zonën e Marambios situata është jashtë normales: 14.1 gradë, një rekord ky për muajin shkurt që nga 1971-shi.

Ekspertët shprehen së bëhet fjalë për ajsbergë që kanë madhësinë e një ndërtese, dhe për këtë arsye procesi i shkrirjes është një fenomen shumë domethënës.

Antarktida, kontinenti më i ftohtë në botë, i rrethuar nga tre oqeane të hemisferës jugore po përjeton një sezon të pazakontë, që shton dhe më shumë shqetësimet për pasojat e ngrohjes globale