Vijon kthimi i azilkërkuesve shqiptarë, rreth 365 këtë javë

435
Në një komunikim të mbrëmjes së të hënës, Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë të ditur se kthimi i azilkërkuesve shqiptarë mbrapsht për në atdhe do të vijojë edhe gjatë kësaj jave. Konkretisht, nga informacionet e bëra të ditura prej zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të përfaqësisë diplomatike gjermane në Shqipëri mësohet se, ditën e martë më 27 tetori do të kthehen rreth 162 persona nga Gjermania, ndërkohë që një ditë më pas do të kthehen rreth 203 azilkërkues.
Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se, qeveria gjermane po nxitonte të dëbonte azilkërkuesit e refuzuar, e për këtë qëllim mund të përdorte edhe avionët e mëdhenj të transportit të Bundesëehrit. Deri më sot, kthimi i azilkërkuesve është realizuar me avionë linje apo “charter”, ndërsa disa lande e kanë si rregull të mos kryejnë riatdhesime gjatë stinës së ftohtë. Megjithatë duket se, nga ky vit, një politikë e tillë nuk do të ndiqet më. Pjesa më e madhe e parlamenteve rajonale janë shprehur pro organizimit të kthimeve edhe në muajt e dimrit, e në këtë pikë duket se nuk ka më asnjë mospërputhje mes tyre dhe qeverisë federale.
Sigal