Vietnam, binjakët bëjnë testin e ADN-së, por zbulohet se kanë atësi të ndryshme

553
Prindërit vazhdimisht habiteshin pse binjakët e tyre kishin një pamje shumë të ndryshme mes njëri tjetrit. Binjakët tashmë 2-vjeçarë, u dërguan të kryenin testin e ADN-së pasi njëri prej tyre filloi të kishte flokë të gjatë e të dendur dhe tjetri shumë pak flokë të hollë, shkruan BBC.
Prindërit nga Vietnami, kanë dyshuar vazhdimisht se fëmijët e tyre mund të jenë ngatërruar në spital. Por pas ekzaminimit të testit në laborator, u provua se binjakët kishin të njëjtën nënë por baballarë të ndryshëm. Burri 34-vjeçar që mendonte se ishte babai i të dyve, në fakt për sa i përket gjenetikës është babai i vetëm njërit prej fëmijëve ndërkohë që binjaku i dytë ka një baba tjetër.

Ky është rasti i parë i deklaruar i binjakëve me dy baballarë në Vietnam, por është tejet i rrallë edhe nëpër vende të tjera të botës. Janë më pak se 10 raste të njohura në mbarë botën ku binjakët kanë baballarë të ndryshëm, raporton BBC. Nuk janë dhënë detaje për identitetin e prindërve apo të fëmijëve.
Sigal