VIDEO/ Zjarri shkatërron “EuropaPark”, evakuohen mijëra vizitorë

675
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një pjesë të Europa Park në Rust të Gjermanisë jugore. Parku njihet si më i madhi i argëtimit në Gjermani. Nuk raportohet për të lënduar por bëhet e ditur se mijëra vizitorë janë evakuuar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dëmet jane tejet të mëdha.

Video/ Zjarri shkatërron “EuropaPark”, evakuohen mijëra vizitorë

Një zjarr i madh ka kapluar parkun më të madh zbavitës në Gjermani ‘Europa Park’. Zjarri ka shpërthyer në njërën nga atraksionet e shumta rreth orës 18:20 mbrëmë, ndërsa sipas dëshmitarëve, flakët janë ngjitur në lartësi prej 15 metrash.

Burimet policore kanë thënë se në momentin kur ka nisur zjarri, në park ka pasur 25 mijë vizitorë, të cilët menjëherë janë evakuuar dhe nuk ka pësuar ndonjëri nga ato.