VIDEO/ Zbulohet laboratori i drogës, arrestohet shqiptari dhe italiani në Torino

252
Sigal

Policia italiane në Torino ka zbuluar një laborator të specializuar të prodhimit, paketimit dhe shitjes së marijuanës.

Në pranga janë vënë dy persona, një 40-vjeçar shqiptar dhe një 51- vjeçar italian.

Raportimet e para që çuan policinë në zbulimin e këtij laboratori ishin nga disa qytetarë, të cilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit.

Pas një hetimi të shkurtër, karabinierët arritën të zbulonin drogën dhe të vinin në pranga dy personat.

Policia zbuloi dy serra, njëra prej të cilave përmbante 19 rrënjë kanabis 50 cm të lartë dhe tjetra 15 bime tre metra të gjata.

Ndriçimi i lëndës narkotike bëhej nëpërmjet llambave me anë të një sistemi elektrik të improvizuar. Ndërsa sistemi i ujitjes së drogës bëhej me pika.

Po ashtu u gjetën dhjetëra kavanoza, disa prej të cilave me kanabis gati për tu shitur.

Në shtëpi, karabinierët sekuestruan 135 gram kokainë, material për paketimin e drogës dhe 3,300 euro.