Video tronditëse/ Gruaja i kërkon divorcin, burri e merr përpara me makinë

376

Një incident shokues është fokusuar nga kamerat në qytetin e Khabarovsk, në Rusi. Nga pamjet kuptohet se çifti i martuar po diskutonin me tone të ashpra brënda në makinë dhe shkaku ishte kërkesa për divorc nga gruaja.

Pasi gruaja doli nga makina ngjarja mori një tjetër rrjedhë. Ajo i drejtohet trotuarit por burri i saj i jep gaz makinës dhe e merr përpara. Makina çan në trotuar dhe përplaset me një pemë, ndërsa gruaja ngrihet në mënyrë të pashembullt dhe përpiqet të lëvizë.

Burri brenda makinës blu mund të shihet duke hapur derën për të dalë ndërsa gruaja shkon të ulet në tokë.

Sipas medias lokale, dëshmitarët lajmëruan ambulancën dhe policinë. Gruaja ka pësuar vetëm disa plagë.
Policia po heton rastin, edhe pse deri tani nuk ka informacione të mëtejshme nëse burri është arrestuar.

gruaja makina