VIDEO/Thirrje raciste në mes të Shkupit, dasmorët shqiptarë i “mbyllin” gojën maqedonasve

310
Sigal

Video e disa maqedonasve që bëjnë thirrje raciste ndaj shqiptarëve dhe e disa dasmorëve shqiptarë që i “mbyllin” gojën, ka bërë xhiron e rrjetit.

Megjithatë atë, ata i japin fund thirrjeve të tyre dhe largohen, pasi një grup shqiptarësh i afrohen duke i kërkuar llogari.

Pasi dëgjuan thirrjet anti-shqiptare, ka qenë një grup dasmorësh që kanë ndaluar e kanë shpërndarë grupin e të rinjve maqedonas.

Reagime të shumta janë përcjell në rrjetet sociale, ku janë dënuar këto thirrje antishqiptare. Aktivisti i shoqërisë civile, Petrit Saraçini apelon që shteti sa më shpejt të marrë masa kundër huliganizmit.

“Gjorçe Petrov sot për një qime koke shmangi një incident serioz ndëretnik. Ndaj thirrjeve shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur nga tifozët në rrugë (jo në stadium), ndaloi tërë kolona e dasmorëve shqiptarë. Masa menjëherë! Jo vetëm policia, por edhe Prokuroria, e cila merr denoncimet nga policia, por nuk ndërmerr asgjë. Alo, prokurorë!..A pak po ju mjaftojnë paratë, dëshironi edhe gjak?! Mos harroni se lufta në Bosnjë filloi nga dasma!”, shkruan ndër të tjera, Saraçini në profilin e tij në facebook.

Javën e kaluar pati thirrje të ngjashme nga qindra tifozë “Komitët” e Vardarit që parakaluan në sheshin e Shkupit dhe rrugëve kryesore, duke provokuar dhe tentuar për të nxitur tensione.