VIDEO/ Sherr kamionistësh, plagoset me thikë shqiptari

513
Sigal

Një sherr për arsye banale midis dy kamionistëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Njëri, 52-vjeçar, ka përfunduar në spital i plagosur me thikë, ndërsa tjetri, 43 vjeç, ka përfunduar në burg.

Në orën 8:45 të së shtunës dy kamionistët përfunduan turnin e punës. Shqiptari 52-vjeçar, rezident në Gorle, dhe italiani 43-vjeçar, rezident në Alba, shkuan të pastronin mjetet, por mes tyre lindi grindja se kush duhej ta pastronte i pari. Disa të shtyra e pastaj italiani nxjerr papritur një thikë nga xhepi dhe e plagos shqiptarin. Fillimisht u duk sikur nuk pati pasoja të rënda, por më pas shqiptari u ndje keq dhe kolegët e çuan në spitalin e

Zingonias, ku mjekët zbuluan se thika i kishte shpuar një mushkëri dhe kishte hemorragji të brendshme.

Drejtuesi i firmës ku ndodhi incidenti e mori agresorin dhe e dorëzoi te karabinierët, të cilët e arrestuan për vrasje të mbetur në tentativë. Karabinierët i gjetën një thikë, ndërsa në kamion kishte dy të tjera dhe një kaçavidë, por asnjë prej këtyre nuk ishte arma e krimit, e cila nuk është gjetur ende.

Agresori ka precedentë penalë për kundërshtim të autoriteteve. Ndërkohë, shqiptari i shtruar në spital nuk është në rrezik jete.