VIDEO/ Sekuestrohen pesë tonë kokainë në Panama, po transportoheshin me nëndetëse

366
Sigal

Një sasi gjigante prej plot pesë tonë kokainë është sekuestruar sot nga autoritetet në Panama. Mediet botërore raportojnë se kokain ishte kontrabanduar me nëndetëse, ndërsa deri më tani janë arrestuar katër shtetas të Kolumbisë.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë zbuluar se në cilin vend planifikohej të kontrabandohej droga brenda nëndetëses. Panamaja, që është një linjë e përshtatshme për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestroj 91 tonë drogë, ku 77.9 ishte kokainë e 12.9 marihuanë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e lëndëve narkotike përdorin nëndetëset e vogla, për t’i dërguar në destinacion “pakot” e tyre.

Po kështu kishte vepruar edhe Pablo Escobar e El Chapo, që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në SHBA.