VIDEO/ Përplasen trenat në Gjermani, të paktën 2 të vdekur e 14 të plagosur

588
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor. Siç raportojnë mediat gjermane një tren pasagjerësh u përplas me një tren i cili kishte qendruar në stacion.
Aksident ndodhi në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg.
Sigal

Një zëdhënësi i policisë tha se viktimë nga aksidenti mbetën shoferi dhe një pasagjer.

Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës.
“Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse”, tha një zëdhënës i policisë.