VIDEO/ Pamje kaotike në qytetet e Hollandës, qindra njerëz protestojnë kundër masave të reja anti-COVID

220
Sigal

Protesta të shumta janë regjistruar në Holandë, me qytetarët që janë kundër masave të reja anti-COVID. Në fotot e videot e publikuara në rrjete sociale, shihen qindra protestues duke hedhur gurë mbi policinë.

Nga ana tjetër, edhe efektivët janë kundërpërgjigjur duke lëshuar drejt turmës plumba gome dhe ujë.

Mirëpo, situata ka qenë më e qëndrueshme se disa ditë më parë, ku u plagosën tre persona me armë zjarri dhe u arrestuan tre të tjerë. Sakaq, vlen të përmendet se Holanda u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore që aplikoi izolimin e pjesshëm për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën tri javë, e planifikohen edhe masa tjera siç është kufizimi i hyrjes në disa lokacione për personat që nuk janë vaksinuar, shkruajnë mediat.