VIDEO/ Momenti shokues, shembet rruga në Malajzi dhe merr me vete pesë makina

216
Sigal

Pamjet shokuese tregojnë momentin kur një rrugë u shemb duke bërë që pesë makina të përfundojnë në kulluesin e ujërave gjatë një rrëshqitjeje dheu në Malajzi.

Sipas medieve të huaja, i gjithë momenti ndodhi më 25 janar në Seri Kembangan në shtetin Selangor.

Disa persona aty pranë filluan të vraponin menjëherë përpara se asfalti të binte në kanalin e gjerë të kullimit.

Ngjarja ndodhi pasi zona u godit nga reshjet e dendura të shiut.