Video/ Momentet e shpërthimit terrorist dhe panikut në Mançester Arena

508
Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Mançester Arena ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande. Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”. Policia e Mançesterit tha se sulmuesi ishte një person i vetëm, i cili vdiq në shpërthim.

Shefi i policisë Ian Hopkins tha se ishte “incidenti më i tmerrshëm” që qyteti kishte pasur ndonjëherë.Ai tha se po hetohet për të kuptuar nëse personi kishte vepruar i vetëm apo në bashkëpunim.Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm teksa njerëzit ishin duke u larguar nga “Manchester Arena”, ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert.
Sigal