VIDEO/ Kundër vaksinimit të detyrueshëm, ja si protestohet në Francë

145
Sigal

Mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugët e qyteteve franceze, duke protestuar kundër pasaportës së vaksinës Covid-19 për publikun e gjerë, si dhe vaksinimit të detyrueshëm për kategori të caktuara njerëzish.

Protestat masive filluan në disa qytete franceze të shtunën, me mijëra njerëz që dënuan planet e qeverisë për të ashpërsuar kufizimet kundër koronavirusit.

Një marshim i madh u mbajt në Paris, ku pjesëmarrësit u shoqëruan nga një prani masive e policisë, tregojnë pamjet e drejtpërdrejta nga agjencia video e RT Ruptly.

Rreth 200,000 protestues llogaritet që të kenë dalë në rrugët e qyteteve franceze, sipas raporteve të mediave lokale, duke cituar burime policore.

Nuk kanë munguar shtyrjet mes policisë dhe protestuesve, por derimë tani janë shmangur incidentet e dhunshme nga secila palë.